UBT

Konjufca: Thaçi po sillet si monark absolut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, ka konsideruar se ngritja e idesë së presidentit për korrigjim të kufirit me Serbinë, nuk është problemi i vetëm aktualisht, raporton “Zëri.info”.

Përkundrazi, sipas tij, problemi është shumë më i gjerë në këtë drejtim.

“Problemi shkon përtej kësaj. Mbi të gjitha kemi të bëjmë me lëkundjen e sistemit politik të Kosovës dhe të rendit kushtetues. Ai e ka keqkuptuar mandatin e tij si president. Po sillet bash si monark absolut. Monarkët absolutë e kanë konsideruar territorin si pronë private”, ka potencuar ai.

Qasja e presidentit për korrigjim të kufirit sipas Konjufës paraqet kthim mbrapa për Kosovën.

FITORJA

“Krejt kjo filloi në qershor të këtij viti kur presidenti doli tha se nuk ka vija të kuqe me Serbinë. Kjo i bien që në tavolinë mund të flitet gjithçka. Ai mendon që gjithçka është e negociueshme. Kjo i bie që as statusi i Kosovës nuk është i panegociueshëm. Kjo paraqet kthim mbrapa për Kosovën”, nënvizoi ai.

Rrjedhimisht, sipas tij është hera e parë që një president i Kosovës i ka kontestuar kufijtë e vet.

Andaj, ai propozoi që Thaçit t’i ndalohet çdo takim me përfaqësuesit e Serbisë.

“Unë mendoj që kjo rezolutë është e mirë. Por duhet që ta shtojmë edhe një pikë. Duhet që me një pikë të rezolutës Thaçit t’ia kufizojmë çdo takim me Serbinë. Vetëm atëherë kjo rezolutë është e mirë. Një pikë duhet të thotë që Thaçi nuk duhet të takohet asnjëherë me Serbinë dhe asnjë vendim të mos e marrë me Serbinë. Vetëm atëherë mund të jemi të qetë”, potencoi Konjufca./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.