KKVITI

Konjufca: Thaçi figura më së paku kredibile për udhëheqjen e dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, vlerësoi se Presidenti Hashim Thaçi nuk do të duhej të ishte në krye të dialogut me Serbinë.

“Nuk mund të ketë konsensus me opozitën, madje besoj se pozita nuk i ka as 62 vota për këtë çështje, për Thaçin”

“Kjo për shkak të kredibilitetit të mangët të Thaçit. Prej vitit 2011 që kur ka qenë figura kryesore e dialogut janë 33 marrëveshje të nënshkruara. Ky njeri mban përgjegjësi për gjithë këto lëshime që i kanë ndodhur Kosovës. Marrëveshja për drejtësinë, se si është gjetur modusi, pastaj me krijimin e elektroseverit që është kompania e Serbisë që vepron me pjesën veriore të Kosovës, si dhe për telekomin me ç’rast u legjitimuan operatorët serbë”.

Konjufca gjatë intervistës në Zona B të Klan Kosovës ka tërhequr një paralele midis krijimit të Gjykatës Speciale dhe, siç e quajti ai, frike irracionale të Thaçit që mund të ndikojë në dialogun me Serbinë.

KKVITI

“Mendoj se presidenti është një person i cili le të themi, nuk e di pse, po në mënyrë irracionale është duke iu frikësuar Gjykatës Speciale. Në qoftë se Thaçi ka menduar se është i pastër dhe do t’i ngritej aktakuza, ai do të duhej të kishte qenë kundër Gjykatës Speciale”.

“Pikërisht në prag të krijim të saj jemi në finale të dialogut me Serbinë. Lidhshmëria është fatale për Kosovën. Nuk e di si do të përkthehet kjo në gatishmëri për kompromise. Mjafton kjo frikë që Thaçi të mos jetë figura më e pavarur dhe demokratike për të udhëhequr dialogun”.

Konjufca deklaroi se partitë politike duhet të diskutojne së bashku, të punojnë një platformë të përbashkët për të vazhduar dialogun me Serbinë, njofton Klan Kosova.