FIDANISHTJA

Konjufca takohet me Walker: Pa iu trembur syri ia tha Millosheviqit të vërtetën në sy

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker.

Konjufca tha se me Walker kujtuan një pjesë të së kaluarës, për të arriturat dhe zhvillimet aktuale në vend, rajon e botë.

“Z. Walker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë”, tha Konjufca.

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Ambasadorin Walker

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan William Walker.

Eco Higjiena

Kryetari Konjufca sërish e vlerësoi lart angazhimin e z. Walker për Kosovën.

Ai tha se z. Walker pa iu trembur syri i pati thënë Millosheviqit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë.

Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë.

Kryetari i Kuvendit dhe ambasadori Walker kujtuan së bashku një pjesë të së kaluarës, diskutuan edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në peizazhin politik rajonal e global.

Mirënjohës dhe falënderues gjithmonë për z. Walker, tha Kryetari Konjufca

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.