GRANDEMALL

Konjufca takohet me Roth: Angazhimi gjerman rreth dialogut të vijojë pasi e konsiderojmë shumë të rëndësishëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth.

Kojnufca ka felenderuar Roth për angazhimin dhe mbështetjen që ai dhe shteti gjerman i kanë dhënë Republikës së Kosovës përgjatë viteve në rrugën e saj evropiane, sidomos sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Njëherit, i pari i Kuvendit i ka kërkuar Roth që angazhimi gjerman për dialogun të vijojë pasi e konsiderojnë të rëndësishëm, për një proces parimor, efikas dhe të balancuar.

Postimi i plotë i tij:

Ishte kënaqësi e veçantë që sot të mirëprisja në takim Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, z.Michael Roth, i cili shoqërohej nga zv.ambasadori gjerman në Kosovë, z. Mathias Conrad, nga Dr. Ursula Bell dhe Dr. Sebastian Leuschner.

FITORJA

Në këtë takim tejet miqësor pata mundësinë që të falenderoja z.Roth për angazhimin dhe mbështetjen që ai dhe shteti gjerman i kanë dhënë Republikës së Kosovës përgjatë viteve në rrugën e saj evropiane, sidomos sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Z. Roth është mjaft i informuar në lidhje me situatën ku gjendet rajoni ynë, pa hezituar të japë kontributin e tij shumë të rëndësishëm, gjë për të cilën i shpreha mirënjohjen time personale dhe atë të vendit tonë.Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona dhe nevojën për t’i thelluar ato në të ardhmen, si vende mike dhe aleate që na bashkojnë vlerat dhe qëllimet e përbashkëta. Kontributi i shtetit gjerman është i pazëvendësueshëm, si në të shkuarën edhe sot, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje z.Roth dhe ne synojmë që raportet e shkëlqyera t’i mirëmbajmë dhe t’i zhvillojmë me bashkëpununim në të gjitha sferat.

Gjermania ka qenë shumë e angazhuar edhe sa i përket dialogut për normalizim mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Duke marrë parasysh rolin e Gjermanisë brenda BE-së, i kërkova z.Roth që angazhimi gjerman të vijojë dhe se ne e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishëm, për një proces parimor, efikas dhe të balancuar.

Takime si këto asnjëherë nuk duhet të mungojnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.