Eko Higjiena

Konjufca takohet me Kearns: Folëm për sulmin në Banjskë, mora konfirmimin për mbështetjen e fuqishme të Britanisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar të shtunën se është takuar me Alicia Kearns, deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Konjufca ka njoftuar se deputeten Kearns e ka falënderuar për vizitën “që vjen si afirmim i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona mike dhe aleate, në një partneritet ku përputhen në plotni linjat e veprimit, interesat dhe qëllimet e synuara”.

Po ashtu, kryeparlamentari ka thënë se në këtë takim kanë biseduar edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku “mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme”.

Uji Dea

“Aktet e agresionit nga Serbia përmes grupeve terroriste nuk është kërcënim vetëm për Republikën e Kosovës, por vendos në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit. Qëndrimi i prerë sot në emër të vlerave të demokracisë është sigurimi i paqes dhe përparimit të nesërm”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, deputetes Kearns ka thënë se i ka shprehur mirënjohjen e tij edhe të Kosovës për mbështetjen e madhe të saj dhe të vendit të saj që “na ka qëndruar në krah në kohët më të vështira dhe në ato më të mirat”.

“Ritheksova se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës si dhe në rajon është e një peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë, siç edhe për një të ardhme me vizion të gjerë. Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur”, ka përfunduar Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.