ARKATANA

Konjufca: S’ka shpresë që Serbia do ta hapë territorin e saj për hulumtimin e të pagjeturve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pasi bëri homazhe në Mejë tha se nuk ka fort shpresa se Serbia do të lejojë që në territorin e saj të bëhen hulumtime për të gjetur personat e zhdukur dhunshëm. Për këtë, ai tha se bashkë, institucionet dhe familjarët, duhet të shtojnë presionin ndaj Serbisë për të gjetur familjarët e tyre, duke thënë se Serbia është përgjegjëse jo vetëm për gjenocidin, por edhe për vendndodhjen e trupave.

“Me sa po e shoh unë, sa e kam vërejtur deri tash dhe mënyrën se si ka shkuar procesi i negociatave me Serbinë, nuk kam fare shpresë që Serbia do ta hapë territorin e saj për hulumtimin edhe për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë”.

Ai tha se Masakra e Mejës është ndër më të mëdhatë në Kosovë dhe dëshmi e pakontestueshme e gjenocidit serb.

Uji Dea

“Kjo masakër tregon më së miri tregon se okupatori serb i vrau të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Pa dallim nëse ata ishin burra, gra, fëmijë, të fesë myslimane apo të krishterë, në Mejë mund ta gjeni të gjithë popullin e Kosovës të masakruar faktikisht”.

Konjufca tha se kjo masakër, sikurse gjithë të tjerat në Kosovë, është plagë e hapur derisa drejtësia vazhdon të mungojë.

“Për të gjitha masakrat në Kosovë ende s’ka drejtësi. Familjarët jetojnë me ankth dhe me pritjen e tyre, që është e përçdoditshme. Ata i mori shteti i Serbisë, ai është përgjegjës. Kushdo që e kërkon përgjegjësinë dhe jo vetëm përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, por edhe trupat e tyre fizikisht ku ndodhën, kjo është Serbia dhe territori i saj”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.