United Hospital

Konjufca: Situata nuk del prej kontrollit për shkak të dinarit, s’besoj se Kosova do të sanksionohet për shkak të valutës

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se situata në veri nuk del jashtë kontrollit vetëm pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë.

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, se vendimi i BQK-së për qarkullimin e vetëm një valute – euros – mund të shkaktojë tensione, Konjufca ka siguruar se tensione nuk do të ketë prej këtij vendimi.“Shqetësimi ishte që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi. Ne i sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe që siguria do t’u ofrohet të gjithëve. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë”, ka theksuar ai.Konjufca ka shtuar se dinari dhe shfrytëzimi i tij është dashur të ndërpritet kur Serbia është larguar nga Kosova më 1999, dhe kur sipas ligjeve dinari njihej ilegal.

Mobi Casa

Ai ka deklaruar se ka pasur mundësi që para vendimit të jepej një afat kohor.“Dinari edhe shfrytëzimi i tij është dashur që të ndërpritet kur Serbia është larguar nga Kosova pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe NATO-s. Dinari ka qenë gjithmonë ilegal, është shfrytëzuar edhe nga institucionet paralele. Edhe për financimin e këtyre strukturave, nuk kanë qenë vetëm mjekët edhe mësuesit, por edhe personat që kanë rrezikuar sigurinë. Ka mundur që të jepet afat disa muaj. Kjo është konsideruar nga ana e BQK dhe Qeverisë së nuk do të krijoj problem. Çështja e dytë është pavarësia e BQK-së. Nëse Qeveria do t’i fuste duart do t’i humbet autonomia institucioneve të pavarura, Qeveria nuk e ka atë kompetencë”, u shpreh Konjufca.Ndërsa i pyetur nëse rrezikon Kosovë që të sanksionohet sërish për shkak të valutës, Konjufca nuk e beson një gjë të tillë.“Nuk besoj që do ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën për këtë çështje. Vërejtjet që janë nuk kanë lidhje me ligjshmërinë e saj, është mungesa e një afati të nevojshëm kohor për konsultime paraprake mes bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës”, ka theksuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.