UBT

Konjufca shef i Grupit, lë postin e nënkryetarit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Glauk Konjufca i “Vetëvendosjes” lë postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë shef i Grupit Parlamentar i partisë së tij. Kjo “sakrificë” do të “manifestohet” edhe me të ardhurat vjetore të Konjufcës, ku paga e nënkryetarit të Kuvendit është me lartë sesa e shefit të Grupit.

Zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen “Vetëvendosje” kanë determinuar ndërrimin e postit të nënkryetarit në Kuvendin e Kosovës Glauk Konjufcës dhe në vend të tij do të propozohet njëri nga emrat e deputetëve të kësaj partie.

UBT

Ne zgjedhjet e fundit partiake, Glauk Konjufca më shumicë votash të Këshillit të Përgjithshëm është zgjedhur shef i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” në vend të Visar Ymerit, i cili tashmë ka marrë “timonin” e partisë./zeri/