GRANDEMALL

Konjufca: Serbia vazhdon të mohojë gjenocidin që ka kryer në Bosnjë dhe Kosovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar ditën e gjenocidit të kryer në Serbrenicë.

Kreu i Parlamentit thotë Serbia po vazhdon ta mohoj gjenocidin e kryer në Bosnjë dhe Kosovë.

“Srebrenica, Reçaku, Krusha, Meja…, janë vetëm disa nga vendkrimet më të mëdha në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, janë plagë e hapur, dhimbje e pafund dhe drejtësi e munguar”, ka shkruar ndër të tjera Konjufca.

Postimi i plotë:

Sot është “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, e shpallur nga Parlamenti Evropian.

FIDANISHTJA

27 vjet më parë, forcat serbe të Bosnjës, të ndihmuara nga Serbia, vranë dhe masakruan mbi 8000 burra, djem, pleq dhe fëmijë të mitur myslimanë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurtë nga Kombet e Bashkuara.

Sikur shumë vende në rajon dhe më gjerë, Kuvendi i Republikës së Kosovës kohë më parë ka miratuar Rezolutën përmes së cilës njohu dhe dënoi gjenocidin serb në Srebrenicë.

Serbia vahzdon ta mohojë dhe të mos e dënojë gjenocidin që ka kryer në Bosnjë dhe në Kosovë. Mijëra kriminelë serbë ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë, ndërsa bashkëpjesëmarrësit në gjenocidin kundër myslimanëve të Bosnjës dhe shqiptarëve të Kosovës janë në krye të Serbisë.

Srebrenica, Reçaku, Krusha, Meja…, janë vetëm disa nga vendkrimet më të mëdha në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, janë plagë e hapur, dhimbje e pafund dhe drejtësi e munguar!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.