KKGJILAN

Konjufca: Serbia ose ndalet krejt, ose nuk ndalet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sipas Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, rendi dhe ligji në Mitrovicën e Veriut, nuk vendoset me ndaljen e një treni, njofton Klan Kosova.

“Qeveritë dhe institucionet tona kanë qenë aq të papranishme dhe është krijuar përshtypja që sikur ndalesa e trenit dhe rrëzimi i një muri që është ndërtuar nga Serbia, do e rregullonte situatën në Veri të Kosovës, por kjo nuk është e vërtetë, do ishte mirë po të ishte kaq e lehtë, sikur problemi në Veri të ishte vetëm një mur dhe ndalja e një treni, por situata në Veri do ndryshonte kur do shuheshin strukturat paralele”

RCCOLA

“Serbia ose ndalet krejt, ose nuk ndalet”, ka thënë Konjufca në seancën e sotme parlamentare.