KKVITI

Konjufca: Serbia nuk ka ndryshuar – kriminalët s’u dënuan, por u shpërblyen me poste

/ 2 minuta lexim

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se qëllimi i Serbisë ka qenë zhdukja e kombit shqiptar, raporton Ekonomia Online.

Ai pas homazheve në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër, shtoi se edhe pas kaq vitesh shteti serb nuk ka kërkuar falje për masakra që i ka kryer si në Kosovë e po ashtu edhe Bosnje.

Madje sipas tij, gjeneralët e ushtrisë e oficerët kanë bërë karrierë të lirë ushtarake, duke bërë kështu që të mendësia e udhëheqësve të atëhershëm dhe atyre aktual të mos ndryshojë.

UBT

“Masakra e Çikatovës e Poklekit dhe të gjitha masakrat e që Serbia i ka bërë në Kosovë e tregojnë qëllimin e vërtetë që ky shtet e ka pasur ndaj popullatës tonë, e qëllimi ka qenë shfarosja edhe zhdukja e kombit tonë, me qenë se nuk janë kursyer as fëmijët”.

“Kjo tregon që të gjithë janë vrarë vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare, për shkak se kanë qenë shqiptarë. Serbia është prej shteteve e cila më së shumti ka shkaktuar viktima në Ballkan, gjatë viteve 90-ta e më së paku është dënuar si shtet. Strukturat e saja të larat ushtarake, policore të inteligjencës dhe të shtetit të cilat kanë qenë segmentet kryesore qe e kanë organizuar gjenocidin edhe në Bosnje edhe në Kosovë, fare pak janë dënuar”.“Përkundrazi gjeneralët e ushtrisë, oficerët e nivelit të lartë kanë bërë karrierë të lirë ushtarake policore në Serbi dhe jo vetëm që nuk janë dënuar, por po e shohim edhe sot përcaktimin që e ka shteti i Serbisë aspak nuk ka ndryshuar mendje për të gjithë atë gjenocid që e ka bërë edhe në Kosovë edhe Bosnje, nuk ka kërkuar falje, nuk janë penduar fare udhëheqësit e Serbisë të cilët janë të sotshmit, por edhe ata kanë qenë në vitet 90-ta pjesë e aparatit shtetëror të Serbisë” tha ai.