Fundamenti

Konjufca: Relacioni i Serbisë ndaj Kosovës, më i keq se Rusia që e ka me Ukrainën – ta mendojmë skenarin më të keq me Serbinë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pas takimit që ka mbajtur me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferin, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, në pyetjet e gazetarëve ka thënë se këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Konjufca foli edhe për sigurinë në veri të vendit, duke thënë se me praninë e trupave të KFOR-it, gjendja atje është e sigurt.Ai tha se në raport me Serbinë duhet të mendohet skenari më i keq i mundshëm, teksa shtoi se relacioni i Serbisë ndaj Kosovës edhe më i keq se federata ruse që e ka pasur me Ukrainën.“Kjo çështje është në dy dimensione e para, me procedurat dhe në anën tjetër shpejtësia që duhet ta kalosh atë rrugë. Qeveria i ka bërë të ditura hapat e veta dhe këtë vit ka premtuar se do ta bëjë aplikimin. Sa i përket BE-së, çështja e aplikimit mund të ndodhë. Për shkak të rrezikshmërisë së krejt rajonit të BE-së do të veprojë trup i vetëm ku nuk ka hapësire për federatën ruse. Thirrja jonë ka qenë për ndryshim të strategjisë. Ato faza në shtrirjen 10 vjeçare dhe Kosova të ketë ecje më të shpejtë drejt NATO-s. Janë të ato letra ato takime që po ndodhin dhe jemi optimist se do ta kenë një rezultatet në fund”, tha Konjufca.

Fundamenti

“Siguria e Kosovës me praninë e trupave të KFOR-it është e sigurt. NATO është e pranishme në Kosovë dhe sipas një marrëveshje ushtarake me Serbinë. Nuk kam frikë të pajustifikuar se kjo marrëveshje mund të shkelet nga ana e Serbisë. Por në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni i Serbisë ndaj Kosovës edhe më i keq se federata ruse e ka pasur me Ukrainën. Kurse Serbia neve as që na njeh. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të këqija. Duhet të kemi kujdes të shtuar ne relacion me Serbinë. Ne mendojmë që forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit dhe do t’i bëjmë në partneritet me NATO-n”, tha ai.

E kryetari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se do t’i bartin Kosovës përvojat e tyre në rrugëtimin për anëtarësim në NATO.“Nuk do të pretendoja rolin e këshilltarit sepse besoj që institucionet e Kosovës ndjekin rrugën procedurale për aderim në institucionet përkatëse. Ne qëndrojmë në bartjen e përvojave tona sa i përket rrugëtimit në NATO. Mendoj që nuk do koment pozicioni i Serbisë kundrejt situatës në Ukrainë. Pozicionimin e vet e kanë përcaktuar vetë ata”, tha Xhaferi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.