KKVITI

Konjufca: Raporti i Progresit alarm për të gjithë ne

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se gjatë leximit të këtij raporti ka hasur në dy fjalët më të përdorur në gjuhën angleze, termi “early stage” do të thotë janë hapat e parë të tyre dhe termi i dytë “weak”, i dobët dhe përdoret për shumë fusha në Kosovë, duke filluar prej arsimit e deri te mbikëqyrja që e ka Parlamenti mbi Qeverinë.

“Këto dy terme janë më të përdorura në raportin e progresit dhe kjo duhet të na shqetësojë shumë. Unë kam arritur t’i nxjerr 22 përfundime shumë të rëndësishme e që dua ti ndaj me ju. Sistemi gjyqësor është në fazë të hershme, pra ‘early stage’. Vetë sistemi i drejtësisë karakterizohet në hapat e tij të parë. Institucionet e gjyqësorit ende mbeten të cenueshme nga ndikimi politik”, ka thënë Konjufca.

Uji Dea

“Termi anglisht që përdoret është ‘politicial influence’ dhe kapacitetet e gjyqësorit nuk qëndrojnë mirë, çka do të thotë kjo. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme. Sepse ne kemi sistem të drejtësisë që 17 vjet. Pas 17 viteve që ke filluar me ndërtuar sistem të drejtësisë, me të ardhë një raport i vlerësimit të BE-së që thotë se je duke i hedhur hapat e parë, kjo do të kishte qenë deri diku e pranueshme në vitin 2004. Por në vitin 2018, kjo është me të vërtetë e papranueshme dhe duhet të jetë një lloj alarmi i cili duhet të na vejë në lëvizje të gjithëve”, tha Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.