Fundamenti

Konjufca: Ramush Haradinaj na ftoi në koalicion me PDK’në

/ 2 minuta lexim
United Hospital

​Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se njëra nga arsyet pse është prishur VAN-i ishte koalicioni me PDK-në.

Konjufca, në RTV Dukagjini, ka thënë se Ramushi ka ngulmuar në koalicionin me PDK-në, pasi ka dashur të bashkoj komandantët në raport me Gjykatën Speciale.

“Kur jemi takuar me Ramush Haradinajn, kur është prishur VAN-i njëra ndër arsyeja kryesore ka qenë PDK-ja. Kam qenë në atë takim bashku me Limajn, Albinin, prej AAK-së, Ramushi dhe Ahmeti nëse s’gaboj. Kur kemi ardhur te pika me kënd me vazhdu përpara Ramushi ka ngulmua në PDK-në. Kur e kam pyetur pse Ramush kështu, ai, më vjen keq por e ka përmendur Gjykatën Speciale”.

Sipas Konjufcës në atë takim Ramush Haradinaj u ka dhënë mesazhin se ai do të shkojë patjetër në koalicion me PDK-në, ndërsa Vetëvendosje mund të shkonte me ta ose jo.

Uji Dea

“Sikur na tha neve [Haradinaj], ju ose ejani me ne ose jo, por të gjithë komandantët bashkë dhe koalicioni me PDK-në është i pashmangshëm.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se për momentin Kryeministri po bën një përpjekje shumë të madhe për të mbajt këtë koalicion në pushtet.

“Pozicionimin e LDK-së është vështirë të thyej PDK-ja. LDK-ja e ka kuptuar situatën politike racionalisht”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.