Konjufca: Rakiqin që po ndërton mure, e votuat ju!
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën e thirrur për murin në Veri të Mitrovicës theksoi aq të dëmshme sa strukturat ilegale që e kanë bërë, siç thotë ai, spastrimin etnik të Kosovës, po aq e dëmshme është struktura politike vendore që u është përshtatë këtyre strukturave.
“Ajo që më bën përshtypje është një dyfytyrësi me këtë çka na ka ndodh deri më tash. Theksi vendoset tek Serbia, strukturat ilegale të tyre. Po aq të dëmshme sa strukturat ilegale që e kanë bërë spastrimin etnik të Kosovës, po aq e dëmshme është struktura politike vendore që u është përshtatë këtyre strukturave. Problemi do të ishte shumë më i vogël nëse ne ishim përballuar me këto struktura, por këtu është bërë një përshtatje me ato struktura”, deklaroi Konjufca
Konjufca po ashtu tha se disa politikan po e legalizojnë veprimtarinë e strukturave serbe në veri, e që sipas tij, ky është problemi më i madh i Kosovës.
“Kur u vendos barrikadaa në veri atje nuk dolën disa banditë të tregojnë për këto barrikada por doli Goran Rakiq dhe tha se ai ka vendos barrikadën mbi urë. Rakiq nuk është bandit ilegal por është i pajisur me pushtet lokal zyrtar të Republikës se Kosovës që ju vet si koalicion mazhoritar e keni votuar. Kush e shndërroj barrikdën në shesh të betonum. Këtë e bëri Goran Rakiq e tash kur ai shesh u shndërrua në mur kush doli e tha se s’do të rrënohet, pra ishte Rakiq që ju vet e keni kriju si komunë”, theksoi Konjufca.


