Fundamenti

Konjufca: Qeverisja e mirë do të kthehet së shpejti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se Qeveria Kurti do të rikthehet së shpejti.

Vdes drejtori i birrarisë Peja, Ernest Jusufi – dyshohet se shkaktar është Covid-19
“Sa të neveritshme këto fotot e ministrave në kulmin e pandemisë! Ta krijojnë përshtypjen e fotosesioneve. Plot krekosje, në fytyrat e tyre nuk sheh asnjë kokërr serioziteti për gjendjen shëndetësore në Kosovë. Fytyrat e tyre delirante dhe të vetëmjaftueshme me pozitat e pamerituara, janë në një univers krejt tjetër në raport me gjendjen në ambientet e QKUK-së. Nuk mund te gjesh kurrfarë pikëprerje mes këtyre dy botëve paralele.”, shkruan Konjufca.

“E rrëzuan Qeverinë Kurti me arsyetimin se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Por numri i rasteve atëherë ishte vazhdimisht nën 30. E sot kur 200 raste në ditë janë bërë normalitet, del Arban Abrashi me një cinizëm të gërditshëm e thotë që situata është stabile, duke e fajësuar VV-në. Ditën që i patëm 19 raste me COVID 19 Agim Veliu në koordinim me Thaçin propozoi gjendje të jashtëzakonshme.”, shton ai.

“E me 219 raste gjendja iu duket e zakonshme. Kjo tregon se së bashku me PDK-në ata nuk e kishin mendjen te virusi, por te rrëzimi i Qeverisë Kurti. LDK-ja e Isa Mustafës bëri aleancë me ata që gjatë zgjedhjeve ishin “hajnat e pushtetit”, për ta hequr nga qeverisja e mirë fituesin e zgjedhjeve.”
Tutje ai përmend edhe gabimet në menaxhimin e pandemisë, dhe sipas tij, keqqeverisjen e Qeverisë Hoti.
‘’Nuk është e rastit, pra, që ka degraduar çdo gjë:

– Në menaxhimin e pandemisë qëndrojmë më së keqi në Evropë.

FIDANISHTJA

– Sa më keq menaxhohet pandemia në përpjestim me të do të ketë pasoja ekonomia. Zgjidhja e Qeverisë është e tmerrshme: le të vdesin edhe me mijëra qytetarë, por nuk do të ketë shtrëngim të masave.

– Disa qytetarë mund të kenë gjetur vdekjen jo nga COVID-i, por nga keqmenaxhimi i aparaturave të oksigjenit. Askush nuk jep përgjegjësi.

– Dialogu me Serbinë jo vetëm që ka degjeneruar toralisht, por duke e parë këtë Qeveri pasive, xhandarmëria e Vuçiqit ka marrë hov për t’i kapërcyer lehtësisht edhe kufijt e shtetit tonë.

– Në krye të negociatave është caktuar një person pa kurrfarë legjitimiteti popullor.

Në këtë kohë kur qytetarët janë lënë nën mëshirën e fatit ne çdo aspekt, është me rendësi që të mos e humbim vullnetin dhe shpresën. Momenti po vjen shumë shpejt kur populli do ta përdor votën për ndëshkim. Dhe do t’i japin fund politikanëve hajna e të pangopshëm njëherë e përgjithmonë. Qytetarët mezi po presin që shtetit tonë t’ia rikthejnë qeverisjen e mirë e cila filloi në shkurt por u ndërpre në mars. Kur fitorja është në zemrat dhe mendjet e njerëzve, ajo bëhet e pashmangshme” /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.