RCCOLA

Konjufca: Qeveria po akomodon aspiratat e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca ka ngritur shqetësimin e tij dhe të lëvizjes Vetëvendosje! për vazhdimin e negociatave edhe pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka fituar një varësim shqetësuese dhe serioze nga negociatat me Serbinë.

Ai ka thënë se negociatat nuk kanë të ndalur dhe tash, pas arritjes së marrëveshjes politike, po vazhdojnë negociatat për zbatimin e saj.

Mobi Casa

“Në fillim zyrtarët qeveritarë thanë se ky proces do të përfundojë me njohjen që do të na e bëjë Serbia. Kurse në të vërtetë, ky proces përfundoi me njohjen që ia bëri Qeveria jonë autonomisë serbe në veri. Në fillim këta qeveritarë na thanë se Serbia po ndryshon dhe kështu do ta ndryshojë edhe Kushtetutën e saj. Tash po na thonë se ne u dashka ta ndryshojmë Kushtetutën dhe ligjet tona për t’iu përshtatur Serbisë”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjucës, qeveria e Kosovës me ndryshimet e Kushtetuës po i akomodon më tutje aspiratat e Serbisë.

“Këta qeveritarë në vend që të punojnë për interesat tona shtetërore drejt ndryshimit të Serbisë, këta po e modelojnë shtetin tonë sipas kërkesave të Serbisë. Nëse po u dashka të ndryshohet Kushtetuta, atëherë pse Kushtetuta nuk po ndryshon aty ku i konvenon kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Pra pika 1.3 e Kushtetutës, e cila na e ndalon bashkimin kombëtar. Por po kërkohet ndryshimi i Kushtetutës aty ku po do Serbia. Në vend që Kushtetuta jonë të ndryshojë për të mirën e kombit, ajo po ndryshon për të keq, për ta dobësuar Republikën edhe ma shumë, si dhe për t’i akomoduar tutje aspiratat e Serbisë”, ka thënë ai gjatë seancës së sotme të Kuvendit./Indeksonline/