ARKATANA

Konjufca për propozimin e BE-së: Me atë dokument defakto Serbia e njeh Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për planin franko-gjerman i cili tash po quhet propozim i Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se ai dokument brenda e ka njohjen defakto nga Serbia për Kosovën.

Po ashtu, sipas tij njohja e Kosovës nga Serbia është “eksplicite”, dhe se mungon vetëm njohja verbale, që i bie se Serbia e njeh integritetin territorial të Kosovës, por nuk dërgon notë verbale.

UBT

“Plani i BE-së që quhej franko-gjerman… është faktikisht Serbia me nënshkru sovranitetin e Kosovës, quajeni si të doni, njohja është ekslpicite, vetëm njohja verbale mungon në atë dokument. Serbia nuk i dërgon notë verbale që e njeh por së bashku me Uninonin Evropian, të tri palët e nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën pika e dytë është që Kosova dhe Serbia ua njohin sovranitetin, pavarësinë, të drejtën e popujve, edhe pavarësinë, edhe të drejtën për vetëvendosje, edhe shtetet funksionojnë mbi të drejta të barabarta të shteteve”, ka thënë ai në Debat Plus.

Ky dokument sipas Konjufcës siguron po ashtu, se të dyja shtetet, nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

“Këto katër kategori janë shumë të fuqishme, njohja në këtë dokument mua më duket është defakto, njohje defakto, është thelbi i dokumentit që të sigurohemi që Kosova dhe Serbia e pranojnë njëra tjetrën, si entitete shtetërorë të ndamë, që nuk i ndërhyn njëra tjetrës, që nuk e pengojnë në anëtarësimin në organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.