ARKATANA

Konjufca për planin evropian: Sjell njohje të fuqishme de-facto

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se plani evropian, të cilin e ka pranuar Kosova, nuk e sjellë njohjen de-jure nga Serbia, por sjellë njohje të fuqishme de-facto.

Kjo sipas tij, nuk është njohje klasike si njihen zyrtarisht dy shtete, por është njohje në mënyrë indirekte.

Ky plan sipas Konjufcës, bën që Serbia t’ia njoh Kosovës, letërnjoftimet, ta trajtojë si të barabartë dhe të mos ndërhyjë në arenën ndërkombëtare si dhe në punët e brendshme.

United Hospital

“Plani evropian është njohje e fuqishme de-facto e kam thënë në fillim që nuk është de-jure. E dimë praktikën si njihen shtetet, me procedura juridike të plota, ndërtohet njohja verbale është në vullnetin e shteteve a duan të hapin ambasada, kjo nuk është njohje de jure por e ka formën e njohjes de-facto”.

“Çka është njohja de facto, është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston si shtet i pavarur, që merr zotimet të mos përzihet në punët e brendshme, të mos përzihet në arenën ndërkombëtarë, t’i njoh krejt cka prodhon ti, dokumentet, targat gjithçka që prodhon Kosova me logo të Kosovës, pa kurrfarë fusnote të barabartë si shtete”, ka thënë ai në ATV.

Konjufca, tha se nuk pret që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen as në takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.