UBT

Konjufca: PDK dhe LDK janë fituese të zgjedhjeve, AAK me VV janë në rend të dytë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca thotë se fituese të zgjedhjeve lokale të këtij viti janë PDK e LDK. VV, sipas tij ka mbetur në rend të dytë.

Në emisionin DPT te Fidani në T7, Konjufca ka renditur arsyet e humbjes së VV’së, parti nga e cila ai vjen.

“Unë mendoj që në këto zgjedhje lokale PDK’ja me LDK’në janë fituese të zgjedhjeve lokale, diqysh sikur barabar kurse AAK’ja me Vetëvendosjen janë në rend të dytë të partive politike”, thotë Konjufca.

Fundamenti

“Zgjedhjet lokale vërtetë janë të ndryshme”, thotë ai.

“Ajo që është shqetësimi i vërtetë për Lëvizjen Vetëvendosje për të cilin duhet të reflektojmë është fakti që, në shumë pak komuna të Kosovës, vetëm në katër komuna, me rëndësi për elektoratin ishte edhe partia politike, në këtë rast VV’ja. Në të tjerat njerëzve nuk iu ka bo përshtypje aq të fuqishme sa me u pozicionuar masovisht për VV’në vetëm pse është Vetëvendosje. Pra më shumë ka pasur rëndësi emri i përveçëm sesa Lëvizja Vetëvendosje si parti”, shpjegoi Konjufca.

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.