Uji Dea

Konjufca pas takimit me Escobarin: Për dallim nga Serbia si palë minuese, Kosova ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor

“Konjufca i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që shoqërohej nga Alyson Grunden, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Paul Pfeuffer, këshilltar për Çështje Ballkanike në Departamentin Amerikan dhe Greg Viola, zyrtar politik në Ambasadën Amerikane”, thuhet në komunikatën për media nga Kuvendi i Kosovës transmeton Telegrafi.

Sipas komunikatës në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

UBT

“Kryetari Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel” thuhet në komunikatë.

Tutje, ai nënvizoi se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi emisarin amerikan Gabriel Escobar për angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në procesin e dialogut, teksa i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu gatishmërinë për fuqizimin dhe avancimin e partneritetit të ndërsjellë./Telegrafi./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.