UBT

Konjufca para 47 diplomatëve të karrierës: Synimi i Kosovës është i qartë, anëtarësimi në BE dhe NATO

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi sot 47 diplomatë të karrierës së shteteve të ndryshme, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të Shkollës Pranverore për Diplomatë të Rinj, që organizohet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas njoftimit për media thuhet se para diplomatëve të 33 shteteve nga e gjithë bota, Konjufca fillimisht foli për punën dhe rëndësinë e Kuvendit si institucion dhe rolin e tij, e më pastaj edhe për rrugëtimin shumëvjeçar të Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Ai tha se u desh shumë kohë që të arrihet pavarësia dhe ndërtimi i shtetit, duke e konsideruar veten, siç u shpreh kryetari Konjufca, si dëshmitar të ndryshimeve dhe lëvizjeve të mëdha në rajonin tonë në Ballkan dhe në Evropë.

“Sidomos ato vitet 1990-1999 ishin shumë të tmerrshme, sepse ne, sapo kaluam nga aparteidi i regjimit të Millosheviqit në gjenocidin e qartë të ushtruar mbi popullin tonë nga policia ushtarake dhe forcat paramilitare të shtetit të Serbisë. Pra, më kujtohen shumë mirë vitet e 90-ta, pastaj erdhi çlirimi dhe misioni i Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2008, dhe tani po përjetojmë këtë fazë që ne e quajmë pas-pavarësi, le të themi epokë në vendin tonë, që është shumë e rëndësishme. Tani kanë kaluar 14 vjet nga shpallja e pavarësisë dhe ne po ecim përpara”, tha Konjufca para diplomatëve.

United Hospital

Kryetari Konjufca ka folur edhe për rrugëtimin e tij politik deri te zgjedhja kryetar i Kuvendit, duke theksuar synimet e qarta të shtetit të Kosovës.

“Pra ne jemi një vend që është i përcaktuar qartë në orientimet bazë në skenën ndërkombëtare, si për shembull aspirojmë anëtarësimin në BE, natyrisht, edhe në NATO, veçanërisht në këto kohë të vështira, pas agresionit të paprovokuar dhe brutal ushtarak të Rusisë kundër vendit të Ukrainës dhe popullit ukrainas. Ne qëndrojmë qartë me Ukrainën, dhe unë e dënoj ashpër këtë agresion rus kundër Ukrainës”, tha Konjufca, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës e ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës edhe me anë të një rezolute.

Në vazhdim, Kryetari i Kuvendit ka folur edhe për përparimin e Kosovës në respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtat e komuniteteve pakicë dhe shumë çështje tjera, që shtetin tonë e renditin krah shteteve të BE-së.

Duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, përfaqësues të diplomatëve të karrierës shprehën mirënjohjen e tyre për mundësinë që u është dhënë me Shkollën Pranverore për Diplomatët e Rinj dhe për përvojën e tyre në Kosovë.​ /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.