Fundamenti

Konjufca: Opozita është e vendosur të bllokojë çdo seancë të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se opozita e bashkuar është e vendosur që të bllokojë çdo seancë të Kuvendit.

“Opozita e bashkuar është e vendosur që të bllokojë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës për arsye se ne kemi vendosur si kusht për Qeverinë e Kosovës se mbajtja e seancave është e mundur vetëm atëherë kur Qeveria të tërhiqet nga marrëveshjet e Brukselit. Deri më tash qeveria nuk ka dhënë kurrfarë shenjash që është e gatshme se do të tërhiqet nga këto marrëveshje, atëherë veprimet tona do të jenë po të njëjta. Do ti përdorim të gjitha metodat efektiv për të arritur qëllimin e caktuar, qëllimi i caktuar është mos funksionimi i Qeverisë së Kosovës brenda Kuvendit”, ka thënë Konjufca për TV Arta.

Mobi Casa

Ai ka theksuar se do të gjejnë mënyra për ti bllokuar seancat edhe nëse ato tentohet të mbahen në ndonjë sallë tjetër.

“Ne konsiderojmë që duhet të merren të gjitha masat që të pamundësohet mbajtja e tyre, sepse ku do që mbahen ato e kanë vetëm një qëllim që të vazhdohet me masat e caktuara për implementimin e “Zajednicës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.