Mobi Casa

Konjufca: Nuk e pranojmë “teknikën e sallamit”, nëse krijohet “Zajednica” nuk kemi më çka të mbrojmë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur për dialogun me Serbinë dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, tha se situata ka ndryshuar me ardhjen e Vetëvendosjes në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Konjufca Kosova nuk pranon më strategji siç kanë ndodhur prej vitit 2011, e që ai i quajti si “teknika e sallamit”.

Eco Higjiena

Sipas tij, nëse lejohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që LVV i referohet si “Zajednica”, atëherë nuk mbetet më se çfarë të mbrohet.

“Nëse zvarritet procesi duke i mbrojtur interesat tona, ne fitojmë, e nëse për hir të përshpejtimit do të humbim shumë, fokusi jonë është se çka do të mbrojmë dhe çka nuk do të lëshojmë pe. Me Serbinë jemi të hapur të diskutojmë, tërë ditën, tërë javën, duhet ta dimë se çka do të mbrojmë. Nëse krijohet ‘Zajednica’ në Kosovë, nuk kemi më çka të mbrojmë, nuk na mbetet asgjë çka të mbrojmë. Nuk kemi interes të diskutojmë për asgjë. Nuk kemi interes fare të bisedojmë për këtë temë”, tha Konjufca për RTK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.