Fundamenti

Konjufca: Nuk e pranojmë Lajçakun si të dërguar europian për Kosovë dhe Bosnjë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, thotë se Qeveria e Kosovës nuk e përshëndet emërimin e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcakut për t’u marrë me dialogun Kosovë – Serbi. Përvec kësaj, Konjufca thotë se është e papranueshëm që Kosova të jetë në një pako me Bosnjën e Hercegovinën.

Konjufca po raporton për herë të parë para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme. Ai ka treguar se është takuar dy herë me Lajcakun, të cilin e ka emëruar Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell. Konjufca thotë se është e papranueshme për Kosovën fakti që BE’ja ia ka caktuar Lajcakut për t’u marrë me Kosovën dhe me Bosnjën. Ai thotë se Kosova nuk pranon të shihet si Bosnja.

“Dy herë e kam takuar z. Lajcak, Ne ia kemi bërë me dije z. Lajcak, që është shumë e rëndësishme të krijohet një konsensus nacional. Hapi i parë i Qeverisë Kurti do të jetë konsensusi nacional mes spektrit parlamentar. E dyta, është paknaqësia jonë, nëse përzihet Kosova me Bosnjën në të njëjtën pako. Për Republikën e Kosovës është e rëndëisishme që Kosova të jetë një entitet i vecantë”, ka thënë Konjufca, transmeton Gazeta Express

Hidromorava

“Ne ia kemi bërë të qartë z. Lajcak. Kosova nuk ka pse të jetë në një pako me Bosnjën. Ne nuk duam të jemi si Bosnja në organizmin e brendshëm”, u shpreh ai.

Konjufca thotë se Qeveria e Kosovës nuk është e kënaqur që BE’ja ka emëruar Borrellin, që vjen nga Spanja dhe Lajcakun, që vjen nga Sllovakia, për të lehtësuar dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund ta përshëndesim faktin që Lajcak vjen nga një shtet që nuk e njeh, as si Qeveri e as si Ministri e Jashtme. Nuk është një rrethanë lehtësuese për Kosovën. Nuk mund të jetë kombinatorika më e mirë edhe z. Borrell edhe z, Lajcak, që vijnë prej shteteve që nuk e njohin Kosovën, të caktohen për dialogun e Kosovës me Serbinë”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.