Eko Higjiena

Konjufca: Nisma e kaloi pragun pas ndërhyrjeve politike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për vonimin e certifikimit të rezultateve, si dhe kalimin e pragut të Nismës.

Konjufca ka thënë se Nisma është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm që të arrijë kalimin e pragut.

“Në momentin kur këta e kanë kuptuar që Nisma bie, këta janë mobilizuar të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja e parë ka qenë diaspora, të anulohen votat e diasporës”, ka thënë ai.

Konjufca ka folur për votat e Listës Serbe.

“Kur nuk mundën ta arrijnë, e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim nja 3 mijë vota Listës Serbe, ku nuk dëmtohet me asnjë deputet. Nuk u ndryshon as renditja. Lista Serbe nuk ka kurrfarë dëmi prej kësaj pune. Të tregtojmë dhe të bëjmë pazar me këto vota, që nuk e dëmtojnë Listën Serbe, por VV-në”, është shprehur ai.

Uji Dea

Ai tha se mënyra se si Nisma e kaloi pragun është shumë e dyshimtë dhe skenar politik.

“Kjo ka qenë skenar i përkryer për të gjithë ata që e luftojnë VV-në. Nëse Nismës do t’i dështonte kjo ankesë, do të gjenin disa vota tjera, ku janë e ku s’janë, 30 mijë vota kudo që janë, sepse u mobilizua krejt sistemi, sepse aty është kufiri, ku Nisma hyn në Kuvend”, ka deklaruar Konjufca në RTV21.

“Le t’i lënë shpifjet, lojërat e patriotizmit, se kush po mbron vota prej Serbisë, e kush jo. Argumenti im ishte që po të ishte patriotizmi, Nisma nuk do t’i kishte pranuar këto vota më 2014, e 2017. I mbyllnin sytë dhe thoshin se ky është ligji”.

E gjithë kjo, sipas Konjufcës, është “shumë e dyshimtë dhe skenar politik. Këtu nuk bën të përjashtohet edhe korrupsioni dhe paratë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.