Eko Higjiena

Konjufca: Nëse krijohet “Serbia e vogël”, do të organizojmë protesta masive përkundër pandemisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk përjashtohen protestat në rast se në marrëveshjen me Serbinë cenohet shtetësia e vendit. Ai ka thënë se edhe përkundër pandemisë dhe rregullave shëndetësore, një protestë masive do të organizohej në rast se cenohet shtetësia dhe territori i Kosovës.

“Mos të kish qenë kjo gjendje e virusit, deri më tani Vetëvendosje do t’i kishte organizuar deri më tani dhjetë protesta të mira dhe të mëdha, prej rastit të rënies së Qeverisë Kurti, por ne e kemi edhe përgjegjësinë publike. Unë mendoj që protestat e mëdha edhe atëherë kur nuk do ta kalkulojmë as virusin është atëherë kur rrezikohet ekzistenca jonë, sepse atëherë nuk duhet as virusi”, ka deklaruar ai në TV Dukagjini.

HW

Ai tha se protestat po organizohen nëpër disa vende të botës e edhe në Kosovë nëse do të cenohej integriteti territorial do të ndodhin ato.

“Ne nuk jemi për të bërë demonstrata për karrige, sepse nuk jemi të lidhur për to, populli prapë e vlerëson se kush është më i miri, mirëpo ajo ka qenë për atë që mundet të vie e që nuk po e përjashtoj. Nëse qeveria e krijon Serbinë e vogël brenda Kosovës apo një marrëveshje e cila ia këputë një copë Kosovës, unë mendoj që atëherë nuk ka kuptim shëndeti publik e as rregullat e shëndetit publik, është për me mbrojtë ekzistencën e shtetit, a ka me ekzistu Kosova a jo. Atëherë mundet me dalë situata prej kontrollit, në formë të protestave masive, të cilat po i shohim prej Gjermanisë e tutje”, deklaroi ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.