GRANDEMALL

Konjufca në takim me presidentin e Shqipërisë: Interesi ynë parësor mbetet integrimi euroatlantik

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku tha se është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë t’i koordinojnë dhe bashkërendojnë hapat për të ecur përpara si një komb në rrugën e përparimit dhe zhvillimit të përbashkët.

Konjufca po ashtu tha se dy shtetet me vendosmëri e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë çdo ditë e më bindshëm veten.

“Kosova dhe Shqipëria ndajnë organikisht dhe në mënyrë natyrale të njëjtat vlera. Prandaj është e domosdoshme të vazhdojmë t’i koordinojmë dhe bashkërendojmë sa më mirë hapat për të ecur përpara si një komb në rrugën e përparimit dhe zhvillimit të përbashkët”, ka thënë Konjufca.

GRANDEMALL

Ai tha se interesi ynë parësor mbetet integrimi euroatlantik.

“Shtetet tona po ashtu me vendosmëri e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë çdo ditë e më bindshëm veten në anën e mbarë të historisë, të së drejtës dhe demokracisë. Interes yni parësor, vullnet, vizion dhe orientim i qartë deri në pikëmbërritje mbetet integrimi euroatlantik dhe askush nuk mund t’i zhvendosë shqiptarët nga kjo rrugë”, u shpreh kryeparlamentari, Glauk Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.