Fundamenti

Konjufca: Në Prekaz ndodhi sakrifica më e lartë e popullit, nëntorët të na gjejnë më të bashkuar e të fortë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se festimi i 28 nëntorit gjithmonë fillon në Prekaz, ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri me pas homazheve bashkë me presidenten Vjosa Osmani që bënë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Eco Higjiena

Konjufca kujtoi njëherësh edhe daljen e parë publike e UÇK-së, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.“28 Nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, poashtu dalja publike e ushtrisë sonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë ditëlindja e heroit kombëtar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë dhe uroj që neve të na gjejë gjithmonë të bashkuar dhe më të fortë”, tha Konjufca.