RCCOLA

Konjufca: Në një shtet normal Thaçi do të duhej të intervistohej posa të kthehej nga Brukseli

/ 2 minuta lexim

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm Thaçi-Vuçiq. Ai tha se ky takim është lajmëruar vetëm 24 orë para se të ndodh dhe kjo sipas tij është e qëllimshme, në mënyrë që të mos ketë reagime dhe organizime qytetare.

Konjufca tha se po duket se marrëveshja Thaçi-Vuçiq është pranë dhe marrëveshja do të jetë në dëm të Kosovës.

“Presidenti jonë po shkon pa mandat parlamentar. Kjo do të jetë shqetësuese, por edhe më shqetësuese është gatishmëria e presidentit tonë për marrëveshje me Serbinë. Presidenti Thaçi është në gjendje me pagu me territor të Kosovës njohjen nga Serbia”, tha Konjufca, raporton Telegrafi.

Konjufca u shpreh se Kosova mund të jetë shumë mirë dhe e suksesshme pa njohe të Serbisë, e aq ma tepër të jepet territor për njohje nga Serbia.

Mobi Casa

Duke pasur parasysh që Thaçi ka shkruar pa mandat, ndërsa kryeministri nuk e di për çfarë do të bisedohet, Konjufca tha se me pas shtet si duhet dhe kryeprokuror, ky i fundit do të lëshonte menjëherë thirrje, ndërsa Policia urdhër-arrest dhe në momentin e parë që Thaçi mbërrin në Aeroportin e Prishtinës dhe shkel në territorin e shtetit duhej të dërgohej në intervistim në zyrën e kryeprokurorit dhe t’i bëhej me dije se veprimet që po i bën janë shkelje e Kushtetutës dhe Kodit penal të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi ka qenë figura kryesore e dialogut që nga viti 2011, ndërsa tërë këto vite sipas tij ka ndodh krijimi i Listës serbe, pastaj është tentuar themelimi i Asociacionit të komunave serbe, si dhe njëfarë lloj legalizimi i pushtetit të Serbisë në Kosovë.

“…Me të gjitha këto kompromise na del tash si shpëtimtar i kombit… e ka qenë më së shumti që e ka dëmtu perspektivën e bashkimit të shqiptarëve”, tha ai. /Telegrafi/