Fundamenti

Konjufca në Hagë takon Jakup Krasniqin e Pjetër Shalën: Besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndodhet sot në Hagë, ndërsa ka takuar ish kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Pjetër Shala.

Në një postim të këshilltarit të Konjufcës, bëhet e ditur se kryeparlamentari sot ka takuar Krasniqin e Pjetër Shalën, ndërsa pas drekës do ta takojnë Rexhep Selimin.

“Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në.

Fundamenti

Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani.

Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë”, shkruan ai.

Lidhur me këtë vizitë, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër sesi po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.

“Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ishte shprehur Konjufca ditë më parë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.