Eko Higjiena

Konjufca mesazh Escobarit: Pa kryeministrin Asociacioni nuk bëhet, unë e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se me kryeministrin Albin Kurti, a pa të, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të krijohet. Konjufca ka paralajmëruar edhe protesta, duke shprehur edhe gatishmërinë e tij që ta lë karrigen e krykuvendarit për ta ndalur Asociacionin.

Mirëpo, Konjufca tha se këtë çështje e sheh ndryshe nga Escobari.

Ai ka thënë se nuk është theksi te Kurti, por sipas tij, pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk mund të bëhet,

“Nuk e kisha shtru çështjen si z. Escobar. Nuk është çështja me Kurtin a pa Kurtin, por pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk bëhet. Mirë pra, vjen një kryeministër tjetër, por pa kryeministrin e Kosovës nuk bëhet”, ka thënë Konjufca në DPT te Fidani në T7, raporton Gazeta Express.

Mobi Casa

“Nëse kryeministri dhe presidenti i Kosovës nuk e pranojnë një asociacion mono-etnik, ai kurrë nuk ka me u bë. Nëse një kryeministër e ndryshon qëndrimin, unë mendoj që prapë është vështirë me u bë, sepse dikush gjithmonë e organizon popullin për me ndalë”, ka shtuar ai.

Madje, Konjufca ka thënë se është i gatshëm ta lë karrigen dhe të dalë në rrugë për ta ndalur krijimin e Asociacionit mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive.

“Unë nëse nuk jam në këtë karrige, jam në rrugë për me ndalë këtë punë”, ka thënë ai

“Unë po të kallxoj, që për me mbrojtë interesin e Kosovës, të shtetit tonë, qysh unë e kuptoj, e kam mëndu që, Serbia masi e ka humbur Kosovën me tankse, me ushtri e polici, veç një qëllim e ka: me na lënë një shtet jofunksionale me autonomi territoriale që e kontrollon Kosovën”, ka deklaruar Konjufca. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.