ARKATANA

Konjufca me votim ndryshe nga grupi i LVV-së, komentojnë njohësit e çështjeve politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka abstenuar në votim e Projektligjit për Themelimin e Byrosë shtetërore për konfiskimin pasurisë së pajustifikuar.

Projektligji për Themelimin e Byrose shtetërore për konfiskimin e pasurisë se pajustifikueshme ka kaluar në seancën e fundit të kuvend me 60 vota pro.

Por, ani pse iniciativë e Qeverisë që udhëheq Vetëvendosje, një abstenim erdhi nga numri dy i kësaj partie.

Për Glauk Konjufcën që mban në dorë edhe timonin e Kuvendit, nuk është hera e parë që në votim del i ndryshëm me vullnetin e grupit të tij parlamentar.

Megjithëkëtë për projektlgjin në fjalë pati një arsye.

“Duket shumë korrekte meqë vetë e kam dërguar të pres deri në përfshirjen e këtyre opinioneve në lexim të dytë nga Komisioni Funksional”, ka thënë Glauk Konjufca.

Fundamenti

Megjithëkëtë një veprim të tillë po e shohin në shërbim të demokracisë shoqëria civile.

Sipas Eugen Cakollit nga KDI, një gjë e tillë ndodhë rrallë në praktikën e Kuvendit.

“Këto raste janë krejtësisht normale për Kuvendin dhe parlamentarizmin. Në rastin e Konjufcës ai ka edhe përgjegjësi shtesë si Kryetar i Kuvendit dhe duhet të jenë të kuptueshme situatat kur ai mund të votojë ndryshe nga partia”, deklaroi Cakolli.

Por për ish deputeten Shqipe Pantina kjo tregon disharmoni brenda një partie.

“Kjo situatë nuk është e zakonshme në Lëvizjen Vetëvendosje. Në LVV i gjithë grupi parlamentar voton njëjtë. Mirëpo në këtë legjislaturë kemi parë disa herë që disa deputetë kanë votuar ndryshe nga qëndrimi i partisë. Kodi Civil është rasti që më së shumti e tregon këtë. Por edhe kryetari i Kuvendit ka raste kur ka votuar ndryshe. Unë mendoj se kjo flet për mungesë të harmonisë nga Grupi Parlamentar i LVV-së”, deklaroi Pantina.

Ndryshe prej kolegëve deputëtë të partisë votoi edhe Doarsa Kica që gjithashtu vjen nga grupi parlamentar i LVV-së./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.