Mobi Casa

Konjufca lëshon mbledhjen e Kryesisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Konjufca lëshon mbledhjen e Kryesisë: Po mohohet e drejta e opozitës për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.
Shefi i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvend, pasi sipas tij, pozita dhe kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli po mohon të drejtën e deputetëve që me 40 nënshkrime të thërrasin mbajtjen e seancave të jashtëzakonshme.

Konjufca pasi lëshoi mbledhjen e Kryesisë tha se po bëhet përpjekje që të mohohet një e drejtë e opozitës dhe deputetëve për thirrjen e seancave të jashtëzakonshme.

“Kjo është shkelje e demokracisë dhe përpjekje për t’ia marrë opozitës të drejtën që me 40 nënshkrime të thërret seancë të jashtëzakonshme”, tha Konjufca, duke shtuar se seanca duhet të thirret kur kërkojnë deputetët e jo pushteti e kryetari i Kuvendit.

Uji Dea

“Po duan me ja marrë opozitës instrumentin më të rëndësishëm për thirrjen e seancave të jashtëzakonshme”, tha ai, raporton Telegrafi.

Konjufca tha se mbajtja e seancave të jashtëzakonshme nuk guxon të bëhet duke u mbështetur në vota të Kryesisë, por në nënshkrimet e deputetëve.

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që këtë çështje ta dërgojnë edhe në Gjykatë Kushtetuese dhe se Veseli sipas tij ka shkelur Rregulloren e Kuvendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.