FIDANISHTJA

Konjufca: Lajçaku është i anshëm, Kosova nuk është shtet federativ dhe kurrë nuk do të jetë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, e ka kritikuar kryenegociatorin e BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se nuk është neutral.

Sipas tij, Lajçak, nuk është i paanshëm, dhe se sipas tij mënyrë se si i koncepton negociatat nuk është e drejtë.

“Mendoj që kryenegociatori nuk është i paanshëm. Pikërisht për Lajçak. Ai në mënyrën si i koncepton negociatat, si me bisedu dy shtete që nuk e kanë definu statusin. Ai duhet me pas të qartë që Kosova e ka të definuar statusin”, ka thënë ai në RTV 21.

Tutje, ai ka thënë se nëse Lajçak, mendon se të gjitha opsionet për Asociacionin janë të hapura, atëherë e ka gabim.

“Nëse mendon që Asociacioni nuk paragjykon asgjë, dhe për Asociacionin janë të gjitha opsionet e hapura ai e ka gabim. Nëse mendon që të gjitha opsionet evropiane janë në tavolinë e ka gabim”, u shpreh Konjufca.

GRANDEMALL

Kryetari Konjufca, tha se për dallim prej disa shteteve në Evropë të cilat janë federative, Kosova është shtet unitar dhe nuk ka organe federative.

Sipas tij, Kosova nuk mund t’i marrë model për Asociacionin shtetet federative.

“Në Evropë ka shtete federative, Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë. Kosova është shtet unitar, dhe ka njësitë e veta, njësitë janë komunat. I ka dy organe qendrore dhe komunale, nuk ka federative. Nëse Lajcak thotë se gjithçka është në tavolinë, unë i them që e ka gabim”, ka thënë ai.

I pari i Kuvendit të Kosovës, u shpreh se Kosova nuk ka hyrë në dialog ta rimodelojë shtetin por për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.