UBT

Konjufca: Kuvendi agjenci qeveritare e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë për Indeksonline se skandali i përgjimeve, “i ka qit në shesh” ndërhyrjet e qeverisë në punën e Kuvendit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës në vazhdimësi ka qenë objekt i ndërhyrjeve të Qeverisë, duke filluar prej agjendës e deri të ndikimi dhe kushtëzimi i të zgjedhurve të popullit se si të votohet në Kuvend. Në këtë mënyrë, Qeveria fatkeqësisht ka arritur që ta kthejë Kuvendin në një agjenci qeveritare të partisë në pushtet” ka thënë Konjufca për Indeksonline.

Ai ka thënë se rasti i përgjimeve nga ana e EULEX-it veç sa e konfirmon në mënyrë edhe më skandaloze këtë fakt.

“Ai që jep urdhra për agjendën e Kuvendit është Kryeministri, kurse ata që e zbatojnë në mënyrë përulëse janë deputetët e sojit të robotëve dhe të zhveshur nga çfarëdo ndërgjegje a interesi qytetar dhe përfaqësues” ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, në bisedat telefonike Thaçi-Grabovci, ku i raportohet Kryeministrit për rrjedhat në kuvend, ai përmend edhe një favor tjetër që i kërkohet shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

KKVITI

Kreu i ekzekutivit kërkonte që në kuvend të diskutohej për buxhetin para datës 20 nëntor.
Kështu edhe kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

“Isha në kryesi dhe vendosëm që seanca të mbahet më 7 dhe 8 nëntor”, thotë Grabovci.

Thaçi e pyet nëse do të diskutohej për buxhet në këtë seancë. Grabovci i thotë se nuk është paraparë një gjë e tillë.

“Kur duash t`i”, përgjigjet Grabovci kur shefi i partisë e pyet se kur do të diskutohej për buxhet.
E Thaçi vendos që të diskutohet para datës 20 nëntor./Indeksonline/