ARKATANA

Konjufca: Kosova aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, themeluar nga Presidenca e Kosovës.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova ka dy aspirata, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe atë në NATO.

“Përcaktimi ynë është shumë i qartë. Sot demokracitë më të fuqishme të botës janë të organizuara në dy institucione shumë të rëndësishme që ne i aspirojmë, në Bashkimin Evropian, ku e kemi rrugën e qartë, rrugën e transformimit, si dhe në aleancën më të fuqishme ushtarake, NATO-n, ku synojmë të anëtarësohemi sa më shpejt”, tha Konjufca.

Sipas tij demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojiten aleanca me demokracitë të tjera.

FIDANISHTJA

“Siç po e shohim edhe prej ngjarjeve të fundit në botë dhe invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, se demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojiten aleanca me demokracitë e tjera, për sa kohë edhe në botë po e shohim se autokratët janë më të lidhur se kurrë me njëri-tjetrin”, tha kryetari Konjufca.

Në inaugurimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut të pranishmëve iu adresuan edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi.

Nëpërmjet Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut synohet bashkërendimi institucional për fuqizim të demokracisë përmes tri shtyllave: luftës ndaj korrupsionit, luftës ndaj autoritarizmit, si dhe përmes avancimit të të drejtave të njeriut.​ /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.