United Hospital

Konjufca kërkon nga Kuvendi të nxjerrë një dokument ku ia ndalon Thaçit dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas miratimit të Ligjit për Paga, Kuvendi i Kosovës po bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Glauk Konjufca, deputet i VV-së, duke folur në Kuvend ka kritikuar Ekipin Negociator, për të cilin ka thënë se, mbështet Presidentin Thaçi.

Konjufca ka kërkuar nga Kuvendi të nxjerrë një dokument ku ia ndalon Thaçit dialogun me Serbinë.

“Delegacioni për dialog, është ekip mbështetës i presidentit apo është me arsyetimin që t’i merret dialogu presidentit tonë, unë mendoj që është e para, dhe kështu mendon edhe shefja e dialogut, Mogherini, sepse ajo i ka ftu kta e jo këta atë dhe në cilësinë e asaj që të fton, ajo të tregon çka me bë, dmth Brukseli”, ka thënë Konjufca.

ARKATANA

“Kuvendi duhet të nxjerrë një dokument që ja ndalon presidentit dialogun me Serbinë, që presidenti mos me diskutu me Serbinë në temat që ai po i hap. Në vend të këtij ligji të dobët që është propozu duhet me nxjerrë një dokument që ja ndalon këtij personi negociatat me Serbinë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani ka thënë se ky projektligj është jo kushtetues sepse nuk i definon qartë pikat e kuqe të dialogut, duke mos përfshirë negociatat për dialog dhe rolin e Presidentit në Bruksel.

“Para nesh e kemi një projektligj që i jep përgjegjësi të plotë presidentit copëtimin e vendit dhe hap rrugë që negociatat për territor të vazhdojnë pa asnjë vijë të kuqe. Kushtetuta identifikon këtë Kuvend si institucion më të lartë legjislativ dhe përcakton qeverinë si institucion udhëheqës. Të gjitha këto janë të rregulluara në nenin 18 të kushtetutës së Kosovë, ky ligj është jo kushtetues, sepse thotë sepse cdo dokument do të ruhet si sekret shtetëror dhe secili nga delegacioni qe e qet jashtë ndonjë informacion dënohet sipas ligjit e kjo përbën jo transparencë”, ka shtuar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.