United Hospital

Konjufca këmbëngul se Valdete Daka e do eliminimin e Albin Kurtit nga gara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca ka thënë se Zyra e Pavarur e Certifikimit i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit me rekomandimin e tij rreth certifikimit të kandidaturës së tij për deputet, raporton Gazeta Express.

Konjufca ka thënë se kryetarja e KQZ’së është përbetuar për eleminim të Albin Kurtit.

“Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.

ARKATANA

I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.

Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?

Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.