Fundamenti

Konjufca: Kadri Veseli të japë dorëheqje, iniciativa për Tribunal është tallje ndaj viktimave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca ka thënë se iniciativa për krijimin e Tribulanit Ndërkombëtar për gjenocidin serb, është tallje ndaj viktimave dhe popullit në Kosovë.

Konjufca ka theksuar se politikanët filluan t’i përmendin krimet e Serbisë pak javë para se të shpallen aktakuzat e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka shpjegim të qëndrueshëm pse krimet e Serbisë nuk janë trajtuar deri më tash as nga UNMIK as nga EULEX-i sepse ka munguar trysnia nga ata që e kanë qeverisur shtetin që 20 vite. Krimet e Serbisë kanë filluar ti përmendin vetëm pak javë para se me dalë aktakuzat e Gjykatës Speciale…”,u shpreh Konjufca.

Ai shtoi se nuk ka ndodhur asnjëherë që të dëmtohet një kauzë kaq e rëndësishme.

Mobi Casa

“Nuk na ka ndodhë me u dëmtua një kauzë kaq e rëndësishme si kjo për akuzat e Serbisë, siç ndodhi në seancën e 16 majit. Unë mendoj që pas 16 majit në këtë shtet dikush duhet me dhanë llogari, po e kursej Flora Brovinën qysh kërkoi kryetari i kuvendit sepse dorëheqje duhet me jep vet kryetari i kuvendit. Themelimi i këtij Tribunali është tallje me viktimat dhe popullin tonë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se dorëheqja sot është e nevojshme.

“Ne jemi në koordinim edhe me LDK dhe nuk mendoj se duhet të rrimë një seancë të tillë me njerëzit të cilët bash çka prekin me dorë prishin”, ka thënë Konjufca./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.