Mobi Casa

Konjufca ka fjalë të rënda pë PAN-in dhe presidentin Thaçi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca ka drejtuar akuza të shumta ndaj koalicionit PAN, duke mos lënë anash as presidentin Thaçi.

“Këtë seancë që po marrim pjesë e ka thirrur vet PAN-i, të cilët tani nuk po marrin pjesë. Kjo seancë ku po ndodhemi, është ajo e 3 gushtit ajo e cila nuk përfundoi dhe po vazhdon dhe në të cilën po merr pjesë koalicioni PAN. Seancën e 3 gushtit e ka thirrur presidenti Thaçi dhe tani mund ta shihni se kujt i shërben ai. Ata e interpretojnë të mirën e Kosovës me të mirën e tyre klanore. Me këtë program ata e kanë qeverisur Kosovën në 17 vitet e fundit”, ka thënë Konjufca, transmeton zeri.info.

Më tej, ai ka thënë se ka folur edhe për situatën e vitit 204.

Eco Higjiena

“Nëse ju kujtohet në vitin 2014, ata e kishin kryesuesin e seancës dhe nuk thërrisnin seancën me qëllim. Siç e dini, atë kohë, themelimi i institucioneve u vonua gjashtë muaj. Kurse sot, ata po e bllokojnë themelimin e institucioneve duke mos u shfaqur në Kuvend. Ku e kanë hallin ata? Është shumë e thjeshtë. Nuk i kanë numrat, as për kryeparlamentar as për kryeministër. Ata nuk i kanë numrat sepse ata numra në dorë i kanë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

E në fund, ai ka folur edhe për opsionet që ka Kosova.

“Qeveria e ardhshme ose do të ketë 81 vota në krye më Vetëvendosjen, ose do ‘ti ketë 59 vota në krye më PDK-në. As që dua të hargjoj fjalë për të shpjeguar se cila qeveri i duhet më shumë Kosovës sepse kjo po duket qartë”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.