RCCOLA

Konjufca: Jemi të parët, do ta bëjmë një qeveri të mirë me LDK-në

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zyrtari i LVV-së, Glauk Konjufca në një konferencë për media tha se Lëvizja Vetëvendosje është e para dhe se i ka fituar zgjedhjet.

Ai ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje dhe Policinë e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, shkruan Indeksonline.

Uji Dea

“…Këto kuti janë më të rëndësishme se aty ndodhet rezultati zgjedhor. Këto do t’i numërojmë por mbi të gjitha do t’i mbrojmë. Ky zë i sovranit të jetë real dhe objektiv. Kështu që edhe njëherë në emër të LVV ti falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrje solide. Kështu që edhe asaj pjesës së parë që është fushata zgjedhore, që ka shkuar mirë pa asnjë incident. Duam të falënderojmë Policinë e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Të dhënat tona tregojnë se LVV është e para dhe se LVV i ka fituar zgjedhjet. E përgëzoj LDK-në që doli e dyta. Do të bëjmë një qeveri të mirë me LDK-në. Në mbi 10 komuna ka dal e para LVV.”, u shprehë ai.