UBT

Konjufca: Jemi në një betejë shumë të rëndësishme për orientimin e shtetit, duhet ta fitojmë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeparlamentari Glauk Konjufca thotë se shpejtësia e realizimit të premtimeve të Lëvizjes Vetëvendosje ndoshta “nuk është siç është pritur”.

Konjufca tha në emisionin Prizma në T7 të shtunën se vendi ndodhet “në një betejë të rëndësishme”, e cila do të përcaktojë se “çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës” dhe se ajo duhet të fitohet.

“Si mazhorancë kemi dalë aty me disa premtime para qytetarëve. Ndoshta shpejtësia e realizimit të atyre premtimeve nuk është siç është pritur, mirëpo mendoj që tash jemi në një betejë shumë të rëndësishme, bash në këtë moment kur po flasim, e ajo betejë duhet të fitohet. Kjo betejë me të vërtetë ka shumë rëndësi për çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës. Kjo është betejë për karakterin e shtetit”, tha Konjufca.

Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit përmendi luftimin e fenomeneve negative si korrupsioni e të tjera, që sipas tij, janë punë të cilët ai beson se qytetarët i shohin dhe i vlerësojnë.

“Janë disa parametra që po tregojnë që qytetarët të cilët e kanë besu këtë opsion politik përafërsisht në vitin 2021 janë, me pak ndryshime, aty-këtu, të njëjtit pothuajse”, tha Konjufca.