Fundamenti

Konjufca: Isa e Ramushi t’i lënë anash ambiciet personale

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Mustafa dhe Haradinaj t’i lënë anash ambiciet personale për të ruajtur qëndrueshmërinë e Bllokut.

“Besoj se liderët do ta gjejnë forcën të ngritën mbi interesat dhe ambiciet e tyre personale dhe të mos e shkatërrojnë atë që është ndërtuar tash e sa muaj. Pra, LDK-AAK-Nisma dhe VV është bllok i qëndrueshëm politik me shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, i cili është i gatshëm ta qeverisë Kosovën ndryshe”, ka thënë Konjufca në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Në këtë kontekst, Konjufca ka propozuar dy zgjidhje që, sipas tij, edhe mund të kryejnë punë.

“Nuk e di se sa mund të jetë funksional ky propozim, por kam thënë që në tavolinë janë dy zgjidhje. Zgjidhja e parë është mandati i plotë. Nëse nuk pajtohen liderët, atëherë zgjidhja e dytë është reprezentimi rotativ (pjesën e parë të mandatit të jetë njëri lider kryeministër, ndërsa pjesën e dytë tjetri). Ky propozim nuk është zgjidhja më e mirë, megjithëse më duket më serioze ideja e mandatit të plotë”, është shprehur Konjufca, duke shtuar se për Vetëvendosje!-n është dytësore nëse do të jetë Haradinaj apo Mustafa kryeministër. “

Mobi Casa

Për Lëvizjen Vetëvendosje! ka qenë e një rëndësie dytësore nëse do të bëhej Isa Mustafa kryeministër apo Ramush Haradinaj. Ne jemi nisur prej qëllimit madhor që t’i japim fund qeverisjes së këtij lloji, kurse emrat për kryeministër janë dytësorë sepse nuk mendoj se Kosovën mund ta shpëtojë apo ta dështojë një njeri”, ka theksuar ai.

Sipas Konjufcës, nuk ka alternativë tjetër përveç kësaj që blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! ta formojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Dua të besoj se presidentja, për të mos e dërguar edhe një herë vendin në zgjedhje (gjë që do të hynim në kriza edhe financiare e buxhetore), do t’u japë mundësin e formimit të qeverisë atyre që e argumentojnë me numra në Kuvend formimin e qeverisë. Dhe nuk shoh alternativë tjetër përveç kësaj, që blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosja ta formojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka deklaruar Konjufca. /Epoka e Re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.