Eko Higjiena

Konjufca i rrëfehet homologut austriak për Serbinë: Po kërkon Republikë serbe në Kosovë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka garantuar homologut austriak Wolfgang Sobotka se Kosova është e gatshme të pranojë dhe zbatojë marrëveshjet me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Pas takimin në një konferencë për medie, Konjufca pohoi si i ka thënë austriakut se kërkon me ngulm një Republikë serbe brenda Kosovës.

Madje sipas tij, për shkak të presionit nga krerët e shtetit të Serbisë, serbët e veriut nuk morën pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Madje Konjufca, duke folur për luftën në Ukrainë dhe mosdënimin e agresionit rus nga Serbia, u shpreh i shqetësuar se Serbia po e destabilizon jo vetëm Kosovë, por edhe rajonin.

FIDANISHTJA

“Me kryetarin i ndamë edhe shqetësimet tona në lidhje me sfidat që i ka bota dhe rajoni, folëm edhe për agresionin e Rusisë, ja shpjegova zotit se shteti i Kosovës e ka dënuar agresionin e Rusisë dhe është në përputhje me BE në përkrahje të lirisë dhe sovraniteti të Ukrainës. Ja ngrita shqetësimin për sjelljen e papranueshëm të shteti Serb jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”.

“Kosova me shumë vullnet të mirë e pranoj marrëveshjen, por ne jemi dëshmitar se Serbia e lexon ndryshe marrëveshjen nga ajo që e lexon Kosova. Kjo marrëveshje është e ndërtuar në dy shtylla, e para është njohja de facto e Serbisë për Kosovën, kjo është shtylla substanciale. Të sillesh si Serbia që ta hedhesh poshtë këtë, e kërkon me ngulm një Republika Serbska brenda Kosovës. Serbia duke i bërë thirrje Listës Serbe që të mos marr pjesë në zgjidhej nuk i kontribuon rajonit shkakton nxitje për destabilizim të situatës”, tha ai.

“Isha shumë i nderuar që ta pres në shtetin tonë mikun e madh të republikës sonë, kryetarin WEolfgang Sobotka. E patëm një bisedë shumë miqësore dhe të ngrohtë, ngritem shumë çështje të bashkëpunimit në mes vendeve tona dhe nevojës së thellimit të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve. E falënderova kryetarin për mbështetje që e jepe Austria në të gjitha proceset, e specifikisht për mbështetjen për liberalizimin e vizave”.

“Të gjithë e dimë si popull se Austria i qëndron Kosovës gjithmonë pranë në sfidat që i kemi dhe proceset që i kemi si shtet për anëtarësim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.