FIDANISHTJA

Konjufca godet Hotin: Po shkon në dialog pa asnjë dokument

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish’ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka folur sot për situatën me pandeminë dhe dialogun, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se në kohën kur kërkohej gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë nuk kishte asnjë të vdekur.

Sipas Konjufcës, Qeveria Hoti po shkon pa platformë në dialog me Serbinë.

Mobi Casa

“Kurrfarë dokumenti nuk ka ku kryeministri Hoti që thotë se do të shkojë në negociata tregon se ky është pozicioni im, këta janë definitivisht politikan të papërgjegjshëm fort. Për këtë arsye vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës nëse vazhdojnë më këtë strategji. Shikojeni menaxhimin e pandemisë, kriminaliteti nuk po ndalet as në pandemi me këtë që kanë bërë me licencimin e laboratorëve, po shtyhen me bërryla kush të shkojë në dialog, po duan të shkojnë me mbyll marrëveshjen me Serbinë, kjo është fatale në këtë gjendje në të cilën ndodhemi të ketë kësi diskursi politik”, tha ai.

“Ne po bëjmë thirrje sa nuk është vonë që të ndalet kjo me këtë qeveri jo legjitime ku është vjedhë pushteti. Ky kryeministër nuk mund të marrë vendime të mëdha për Kosovën ose i merr në dëm të Kosovës. Krejt ku e kanë mendjen tash është kush po bëhet president, kjo është e turpshme”, ka deklaruar Konjufca./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.