Fundamenti

Konjufca: Fusnota marrëveshja më e dëmshme, për heqjen e saj vendos vetëm Serbia

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca thotë se fusnota ishte një marrëveshje shumë e dëmshme dhe e gabueshme e kësaj qeverie e nënshkruar mandatin e kaluar. Ai vlerëson se heqja e fusnotës nuk do të ndodh kurrë dhe se është Serbia ajo që do të vendos nëse do të ndodh diçka e tillë.

“Ne nëse kemi thënë që është gabim fusnota nuk dmth që tash duhet të pajtohemi me Qeverinë. Në jemi deputet të përgjegjshëm nëse synojmë t’i rregullojmë gabimet e qeverisë.

Uji Dea

Por kjo ishte një zgjidhje vështirë se mund ta ndryshojmë, pasi ndryshimi i saj do të varej krejtësisht nga Serbia. Sado që tash Kosova mund të mos pajtohet me fusnotën ne ja kemi lidh duart vetës me këtë fusnotë sepse pa dashtë Serbia, fusnota nuk do të mund të hiqet e as ndryshojë kurrë”, tha Konjufca në seancën e Kuvendit./Express/