ARKATANA

Konjufca e kongresisti Aderholt flasin për agjendën euroatlantike të Kosovës dhe avancimin e procesit të njohjeve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në SHBA, me takime me personalitete të ndryshme të politikës amerikane.

Në vazhdën e këtyre takimeve kryetari Konjufca është pritur nga kongresisti republikan, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të Kongresit, Robert Aderholt.

Mobi Casa

Në një bashkëbisedim miqësor me Aderholt, kryetari i Kuvendit potencoi punën dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës, avancimit të procesit të njohjeve ndërkombëtare dhe dialogut me Serbinë.

Në takim gjithashtu u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës e ShBA-ve në fusha të interesit të dyanshëm.​

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.