RCCOLA

Konjufca: Duam ta rrezojmë pushtetin, por në pushtet vijmë vetëm përmes zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“9 janari do të jetë dita kur pushteti duhet të shkojë bashkë me marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin”, ka deklaruar në KTV për emisionin Rubikon shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se qeveria e ka humbur mundësinë e saj për ta nxjerrë keq opozitën, pasi edhe po pretendon se ne po duam pushtet, në momentin kur nuk anuloi marrëveshjet.

Konjufca ka mohuar se qëllimi i tyre është të marrin me dhunë institucionet.
“Qëllimi nuk është t’i marrim institucionet me dhunë, por me trysninë që e bëjmë të sjellim zgjedhje të reja. Vetëm me proces demokratik mund të merret pushteti e që janë zgjedhjet. Qeveria mund të rrezohet me dhunë, por jo edhe ardhja në pushtet.”

RCCOLA

Për të asgjë nuk ka personale mes opozitës e Isa Mustafës, përveç faktit se ai e shndërroi në ferr Kosovën.
Ai tha se fillimi i rënies se kësaj qeverie ishte momenti i marrëveshjes së Rashkës.
I bindur se ka qenë opozita që ka ndikuar edhe te gjyqtarët e Kushtetueses, për të marrë vendim të drejtë për Asociacionin, Konjufca ka paralajmëruar se bllokadë të tillë do të ketë edhe në seancat e ardhshme parlamentare.

Duke e cilësuar planin e Ahtisaarit si lak rreth fytit për Kosovën, Konjufca theksoi se Vetëvendosje është për t’ia marrë veton komunitetit serb brenda parlamentit, pasi sipas tij, ata po i dirigjojnë 110 deputetët e tjerë.
Ndërsa ka paralajmëruar se protesta e së shtunës do të jetë paqësore.

“Protesta nga ana e jonë do të jetë paqësore, por nuk e dimë si do të jetë reagimi i regjimit. Përgjegjësinë e ka gjithkush çka bën”.