FITORJA

Konjufca: Do të ishte mirë që vendi të shkojë në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë kur opozita është kaq e zëshme për këtë çështje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në ATV, deklaroi se është pro shkuarjes në zgjedhje, mirëpo sipas tij, që kjo të bëhet në mënyrë kushtetuese.

Hidromorava

Ai u shpreh se përkundër se e përkrahë mbajtjen e zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve sipas tij, do duhej që opozita të reflektojë duke pranuar rezultatin. “Nuk do të ishte keq (mbajtja e zgjedhjeve), por mendoj, nëse nuk ndodh një skenar pas zgjedhjeve, që është pastaj qysh javën e parë opozita prapë me kërku zgjedhje. Atëherë nuk është në rregull diçka me vetë mënyrën e funksionimit të sistemit, sepse demokracitë e konsolidume, demokracitë e pjekura, shtetet të cilat vetë e kanë marrë një, kanë shumë përvojë dhe janë maturu, le të themi janë shtete të maturuara, ato kur humbet opozita, për shembull, ajo reflekton”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, opozita nuk e ka parë rezultatin e zgjedhjeve si një përpjekje të popullit për ndryshim, por sipas tij, këtë rezultat e ka interpretu se mazhoranca e ka mashtruar popullin. “Te ne opozita më duket që nuk reflekton shumë. Opozita mendon që mazhoranca e ka mashtru popullin, domethënë ka ba premtime, e ka mashtru popullin. Mendoj që populli i Kosovës nuk është naiv, populli i Kosovës nuk është naiv, ai ka zgjedhë një ndryshim, një rrugë të re politike, është lodh me atë rrugën e vjetër, dhe ai e ka zgjedhë një rrugë të re politike, nuk është, nuk është mashtrim, është përpjekje e popullit për ndryshim, edhe tash opozita qysh prej javës së parë nuk e ka interpretu këtë si ndryshim shoqëror, por e ka interpretu si në njëfarë mënyre, populli është naiv, populli nuk është duke e ditur çka është duke bërë”, tha Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.